68 aksidente trafiku për 24 orë, policia kërkon nga shoferët të kenë me vete paisjet dimërore

17.11.2022

Dita e tretë e kësaj jave, e mërkura, po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend. Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri […]

68 aksidente trafiku për 24 orë, policia kërkon nga shoferët të kenë me vete paisjet dimërore Foto: Ilustrim

Dita e tretë e kësaj jave, e mërkura, po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend.

Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, prej të cilave 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 47 të tjera me dëme materiale.

Fatmirësisht asnjë aksident brenda 24 orëve të fundit nuk ka përfunduar me fataltet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar edhe 1.623 tiketa trafiku për të gjithë personat të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Rikujtojmë se sezoni dimëror ka filluar nga data 15 nëntor, ku nga policia kërkohet që të shtohet kujdesi gjatë ngasjes dhe të gjithë shoferët të pajisen me paisjet dimërore, në të kundërtën gjobiten nga policia.