68 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku gjatë ditës së premte

24.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline. Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së premte […]

68 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku gjatë ditës së premte Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së premte në tërë vendin janë regjistruar 68 aksidente trafiku, ku prej tyre 32 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 36 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit të PK-së, në 24 orëshin e fundit asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.615 tiketa trafiku për kundërvajtje.