Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa, 25 aksidente kanë përfunduan me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2,111 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka arrestuar 35 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.
