67 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku gjatë ditës së premte

08.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

67 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku gjatë ditës së premte Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 67 aksidente trafiku, prej të cilave 29 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 38 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së premte fatmirësisht asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë shqiptuar 1.745 tiketa trafiku për kundërvajtje.