Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.
Edhe gjatë ditës enjte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 aksidente trafiku, prej tyre 31 me persona të lënduar dhe 36 të tjera vetëm me dëme materiale.
Poashtu, policia ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 1.507 tiketa trafiku për kundërvajtje.