67 aksidente dhe afër 1 mijë e 200 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë

17.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

67 aksidente dhe afër 1 mijë e 200 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 67 aksidente trafiku, prej të cilave 37 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 30 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit, policia njofton se asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.195 tiketa trafiku për kundërvajtje.