66 aksidente në 24 orët e fundit – Policia nuk kursehet, dënon mbi 1 mijë e 800 shoferë

26.03.2022

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 66 aksidente trafiku. 20 aksidente trafiku përfunduan me persona të lënduar, kurse 46 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e 828 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat […]

66 aksidente në 24 orët e fundit – Policia nuk kursehet, dënon mbi 1 mijë e 800 shoferë Foto: Ilustrim

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 66 aksidente trafiku.

20 aksidente trafiku përfunduan me persona të lënduar, kurse 46 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e 828 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe dy tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia po ashtu në këtë periudhë kohore ka arrestuar 15 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerë në vuajtje të dënimit.