65 aksidente trafiku për 24 orë, dy përfundojnë me fatalitet

07.06.2023 Ligji
Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së martë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së martë janë regjistruar 65 aksidente trafiku.
Nga statistikat e përgjithshme të policisë figuron se 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.
Fatkeqësisht në 24 orët e fundit dy aksidente trafiku në Kosovë janë regjistruar me fatalitet.
Poashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.074 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.