65 aksidente për 24 orë – Policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë

27.04.2022

Policia ka bërë të ditur se 65 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 20 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka […]

65 aksidente për 24 orë – Policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se 65 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 20 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 947 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 15 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.