Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 65 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 65 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 28 aksidente ishin me të lënduar dhe 37 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1622 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 17 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 10 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.