Edhe gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 2400 gjoba për të gjithë kundërvajtësit, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 65 aksidente trafiku, prej të cilave 23 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 42 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së premte fatmirësisht asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë shqiptuar 2460 tiketa trafiku për kundërvajtje.