63 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku gjatë ditës së mërkurë

22.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline. Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së mërkurë […]

63 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku gjatë ditës së mërkurë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së mërkurë në tërë vendin janë regjistruar 63 aksidente trafiku, ku prej tyre 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit të PK-së, në 24 orëshin e fundit asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.703 tiketa trafiku për kundërvajtje.