62 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

12.05.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur 62  aksidente në komunikacion. Sipas policisë, nga 62 aksidente të ndodhura, 28 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse 34 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale. Po ashtu, Policia në këtë periudhë kohore ka shqiptuar 1 mijë e 962 tiketa […]

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur 62  aksidente në komunikacion.

Sipas policisë, nga 62 aksidente të ndodhura, 28 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse 34 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia në këtë periudhë kohore ka shqiptuar 1 mijë e 962 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 36 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person është dërguar në vuajtje të dënimit.