60 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 1 mijë e 900 gjoba të shqiptuara

07.10.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 60 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 36 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale. Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 924 qytetarë […]

60 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 1 mijë e 900 gjoba të shqiptuara Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 60 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 36 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 924 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 36 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 7 të tjerë në vuajtje të dënimit.