59 aksidente trafiku vetëm të hënën, 24 përfundojnë me persona të lënduar
- 17.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të hënën janë regjistruar gjithsej 59 aksidente trafiku.
Poashtu, policia bën të ditur se 24 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 35 të tjera vetëm me dëme materiale.
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren, mes dy veturave.
Si pasojë e aksidentit policia njofton se një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore, përçka edhe kanë marrë tretman mjekësor.
“Rruga Tranzite, Prizren, 16.01.2023 – 19:40. Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë ditës së hënë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.768 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.