Pasiqë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.
Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera përfunduan me dëme materiale.
Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,357 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 22 persona për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.