58 aksidente trafiku për 24 orë, 26 përfundojnë me persona të lënduar

26.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline. Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së dielë […]

58 aksidente trafiku për 24 orë, 26 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë regjistruar 58 aksidente trafiku, ku prej tyre 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 32 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit të PK-së, në 24 orëshin e fundit asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.302 tiketa trafiku për kundërvajtje.