58 aksidente trafiku brenda 24 ore, 19 përfundojnë me persona të lënduar

02.12.2022

Dita e enjte si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët. Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej […]

58 aksidente trafiku brenda 24 ore, 19 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Dita e enjte si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 58 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë figuron se 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.606 tiketa trafiku për kundërvajtje.