58 aksidente brenda 24 ore në rrugët e Kosovës, policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku

06.09.2022

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 […]

58 aksidente brenda 24 ore në rrugët e Kosovës, policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 18 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 40 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 908 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 23 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.