57 aksidente trafiku gjatë ditës së premte, një përfundon me fatalitet

10.12.2022

Policia e Kosovës është institucioni ku pothuajse të gjithë qytetarët e vendit raportojnë ngjarje nga më të ndryshmet, të cilat shpesh herë janë sfiduese për institucionet e shtetit. Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur […]

57 aksidente trafiku gjatë ditës së premte, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është institucioni ku pothuajse të gjithë qytetarët e vendit raportojnë ngjarje nga më të ndryshmet, të cilat shpesh herë janë sfiduese për institucionet e shtetit.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 57 aksidente trafiku.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas raportit të policisë figuron se 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,229 tiketa trafiku për kundërvajtje.