57 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së martë

05.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në […]

57 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së martë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 aksidente trafiku, prej tyre 20 me persona të lënduar dhe 37 të tjera vetëm me dëme materiale.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe 1.559 tiketa trafiku për kundërvajtje.