55 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton 1,763 tiketa

26.11.2022

Dita e premte duket se ketë qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i policisë dërguar mediave. Në raportin me ngjarjet e fundit brenda 24 orëve të raportuara nga qytetarët figuron edhe […]

55 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton 1,763 tiketa Foto: © Hallka Marketing Agency

Dita e premte duket se ketë qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i policisë dërguar mediave.

Në raportin me ngjarjet e fundit brenda 24 orëve të raportuara nga qytetarët figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe tiketave të shqiptuara nga policia.

Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me lëndime, ndërsa 36 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Poashtu, policia gjatë ditës së premte ka shqiptuar edhe 1.763 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik të cilët nuk i kanë respektuar rregullat dhe kanë bërë shkelje të ndryshme në komunikacion.