55 aksidente në 24-orët e fundit – policia nuk fal, gjobit afër 1,900 shoferë
- 15.06.2022
- 0 komente
55 aksidente kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, ka treguar Policia në raportin ditor.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Por, 20 aksidente përfunduan me të lënduar, ndërkaq 35 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.
Policia gjithashtu, dje ka dënuar 1 mijë e 892 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 24 persona, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.

KOMENTE0
Leave a Reply