54 aksidente trafiku për 24 orë, 22 përfundojnë me persona të lënduar

12.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

54 aksidente trafiku për 24 orë, 22 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 54 aksidente, ku prej tyre 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës njofton se asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës poashtu, ka njoftuar se ka shqiptuar 1.660 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.