54 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon afër 1 mijë e 900 shoferë

20.09.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 26 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 28 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të […]

54 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon afër 1 mijë e 900 shoferë Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 26 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 28 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,893 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjerë në vuajtje të dënimit.