Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Aksidenti i parë ku humbi jetën një person ka ndodhur në Gjilan ku raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë
“ STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: Aksident trafiku me fatalitet: 2, Aksident trafiku me të lënduar: 20, Aksident trafiku me dëme materiale: 32 Tiketa trafiku të shqiptuara: 2088, Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19: 0, Persona të arrestuar: 20, Persona në mbajtje: 8m Persona në ndalim policer: 0, Persona në vuajtje të dënimit: 1”, thuhet në njoftim.