54 aksidente dhe afër 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së mërkurë

06.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

54 aksidente dhe afër 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së mërkurë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 54 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 13 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.882 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.