53 aksidente për 24 orë, prej tyre 4 u regjistruan në Prizren dhe përfunduan me persona të lënduar

  • 31.03.2023
53 aksidente për 24 orë, prej tyre 4 u regjistruan në Prizren dhe përfunduan me persona të lënduar

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së enjte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 53 aksidente trafiku.


Poashtu, policia ka njoftuar se 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Nga ky numër i aksidenteve, sipas raportit të policisë bëhet e ditur se 4 janë regjistruar në Prizren, të cilat kanë përfunduar me persona të lënduar.

Sipas policisë aksidentet e regjistruar në Komunën e Prizrenit janë në vendet si: Rruga “Rifat Ukë Imeri” në Prizren, Lubizhdë, Brodosani në Dragash dhe Rruga “Bekim Berisha” në Prizren.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Rifat Ukë Imeri, Prizren 30.03.2023 – 14:25. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.

Fsh. Lubizhdë, Prizren30.03.2023 – 14:55. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Fsh. Brodosan, Dragash 30.03.2023 – 14:15. Ka ndodhë një vet aksident trafiku me lëndime ku i përfshirë ka qenë një motoçikletë me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i motoçikletës i cili pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi.

Rr. Bekim Berisha, Prizren 30.03.2023 – 21:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësores femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta  trupore ka pësuar këmbësorja (viktima)  e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.186 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë