53 aksidente për 24 orë, policia nuk kursehet – dënon mbi 1800 shoferë

25.05.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 53 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për […]

53 aksidente për 24 orë, policia nuk kursehet – dënon mbi 1800 shoferë Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 53 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1,884 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.