53 aksidente dhe mbi 1.200 tiketa trafiku për 24 orë
Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]
Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 53 aksidente trafiku.
Nga statistikat e përgjithshmetë policisë figuron se 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.
Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.263 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.