Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.

Nga aksidentet një ka qenë me fatalitet, thuhej në raportin e policisë.

Gjithashtu Policia njofton se ka shqiptuar 1 mijë e 735 tiketa trafiku.

Nga policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 33 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 10 persona janë në vuajtje të dënimi.