52 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

07.12.2022

Java e dytë e dhjetorit ka filluar me raportime të rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës e cila çdoherë është në shërbimin e qytetarëve të vendit. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave. Në këtë raport ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i aksidenteve dhe tiketave […]

52 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Java e dytë e dhjetorit ka filluar me raportime të rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës e cila çdoherë është në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.

Në këtë raport ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik, raporton SuharekaOnline.

Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëshit të kaluar në Kosovë është regjistruar një aksident me fatalitet.

Ndërsa, 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 384 të tjera vetëm me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1740 tiketa trafiku për kundërvajtje.