52 aksidente trafiku gjatë ditës së mërkurë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

10.11.2022

Dita e mërkurë si çdo ditë tjetër ishte e ngarkuar pë Policinë e Kosovës pasi që përveç rasteve të ndryshme që paraqiten nga qytetarët dhe kërkojnë ndihmën e tyre, policia merret edhe me aksidentet e trafikut të cilat ndodhën në rrugët e Kosovës. Policia e Kosovës përmes një raporti që iu ka dërguar mediave ka […]

52 aksidente trafiku gjatë ditës së mërkurë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë si çdo ditë tjetër ishte e ngarkuar pë Policinë e Kosovës pasi që përveç rasteve të ndryshme që paraqiten nga qytetarët dhe kërkojnë ndihmën e tyre, policia merret edhe me aksidentet e trafikut të cilat ndodhën në rrugët e Kosovës.

Policia e Kosovës përmes një raporti që iu ka dërguar mediave ka bërë të ditur se gjatë 24 orëshit të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.

Poashtu nga ky raport njoftohet se nga 52 aksidente, 14 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 38 të tjera vetëm me dëme materiale.

Fatmirësisht gjatë ditës së martë në Kosovë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës poashtu ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar edhe 2.002 tiketa trafiku për të gjithë personat të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.