Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,751 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.