Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 52 aksidente, ku 14 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 38 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë ka shqiptuar 1205 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme arrestoi 23 persona, ku 12 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.