52 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku gjatë ditës së mërkurë

06.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në […]

52 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku gjatë ditës së mërkurë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej tyre 13 me persona të lënduar dhe 39 të tjera vetëm me dëme materiale.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe 1.770 tiketa trafiku për kundërvajtje.