52 aksidente dhe mbi 1.200 tiketa trafiku për 24 orë

15.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

52 aksidente dhe mbi 1.200 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 52 aksidente trafiku.

Ndërsa, 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.256 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.