50 aksidente për 24 orë në rrugët e Kosovës, policia dënon mbi 1,900 shoferë

18.05.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

50 aksidente për 24 orë në rrugët e Kosovës, policia dënon mbi 1,900 shoferë Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 977 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 17 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 të tjerë në vuajtje të dënimit.