50 aksidente e mbi 1500 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

17.09.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit. Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidente trafiku. Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore […]

50 aksidente e mbi 1500 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit.

Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidente trafiku.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë nodhur 50 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,570 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 32 persona, ku 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.