50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë

14.05.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur 50 aksidente në komunikacion. Sipas policisë, nga 50 aksidente të ndodhura, 19 nga ta ishin me persona të lënduar kurse 31 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale. Po ashtu, Policia në këtë periudhë kohore ka shqiptuar 1 mijë e 969 tiketa […]

50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur 50 aksidente në komunikacion.

Sipas policisë, nga 50 aksidente të ndodhura, 19 nga ta ishin me persona të lënduar kurse 31 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia në këtë periudhë kohore ka shqiptuar 1 mijë e 969 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 24 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.