49 aksindete trafiku për 24 orë, një në Suharekë

21.11.2022

Dita e dielë, po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend. Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara. Nga […]

49 aksindete trafiku për 24 orë, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Dita e dielë, po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend.

Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej të cilave 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Fatmirësisht asnjë aksident brenda 24 orëve të fundit nuk ka përfunduar me fataltet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar edhe 664 tiketa trafiku për të gjithë personat të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Duke krahasuar këto statistika me ato të ditëve të tjera gjatë javës së kaluar bëhet e ditur se numri i aksidenteve në trafik dhe i tiketave të shqiptuara nga policia të dielën ka shënuar rënie të dukshme.

Gjatë ditës së dilë një aksident trafiku ka ndodhur edhe në Suharekë në rrugën “Brigada 123”, ku një makinë ka goditur një person në vendkalimin për këmbësor, i cili më pas ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Nga policia është bërë e ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Poashtu, rikujtojmë se sezoni dimëror ka filluar nga data 15 nëntor, ku nga policia kërkohet që të shtohet kujdesi gjatë ngasjes dhe të gjithë shoferët të pajisen me paisjet dimërore, në të kundërtën gjobiten nga policia.