49 aksidente trafiku për 24 orë, 14 përfundojnë me persona të lënduar

22.12.2022

Dita e mërkurë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

49 aksidente trafiku për 24 orë, 14 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së mërkurë 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar edhe 1,668 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.