49 aksidente për 24 orë në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë

07.05.2022

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 prej tyre përfunduan me persona të lënduar, kurse 29 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, në 24 orët […]

49 aksidente për 24 orë në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 prej tyre përfunduan me persona të lënduar, kurse 29 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, në 24 orët e fundit ka dënuar 1 mijë e 962 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia po ashtu njofton se ka arrestuar 32 persona, 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre të tjerë në vuajtje të dënimit.