49 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia nuk fal – dënon mbi 2 mijë shoferë

21.09.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 25 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 24 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të […]

49 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia nuk fal – dënon mbi 2 mijë shoferë Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 25 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 24 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 2,025 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 16 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.