49 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore
Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1213 tiketa […]
Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1213 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike.
Aksident trafiku me persona të lënduar | 13 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 36 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1213 |