49 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore

07.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e shtune ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, gjatë ditës së shtune Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe tiketa trafiku, shkruan […]

49 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e shtune ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, gjatë ditës së shtune Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe tiketa trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Në bazë të raportimeve të policisë bëhet e ditur se nga dita në ditë numri i aksidenteve po rritet, mirëpo edhe pse është rritur numri i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së shtune ka shqiptuar edhe 1014 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Përveç aktiviteteve për mbarvajtjen në komunikacion dhe në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës gjithashtu në 24 orëshin e fundit ka hasur edhe në persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale.

Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës kanë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 9 të tjerë në mbajtje.