48 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

30.11.2022

Dita e martë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët. Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej […]

48 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Dita e martë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 48 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, sipas raportit të policisë 11 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1512 tiketa trafiku për të gjtihë pjesmarrësit në trafik të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.