Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 48 aksidente, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 23 aksidente ishin me të lënduar dhe 24 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1241 tiketa trafiku por, ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 20 arrestime.

Policia e Kosovës arrestoi 20 persona, ku 16 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.