Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve, janë regjistruar 47 aksidente në trafik, ndër to 13 me të lënduar dhe 34 pa të lënduar.
Policia gjithashtu, ditën e martë ka dënuar 2 mijë e 197 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërkaq, në raportin e policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 27 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuatje të dënimit.
