47 aksidente gjatë ditës së enjte, një përfundon me fatalitet

16.12.2022

Dita e enjte duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

47 aksidente gjatë ditës së enjte, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Dita e enjte duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuar.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet.

Ndërsa, 19 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka shqiptuar edhe 1.541 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.